FITORJA

Rritet krimi në Viti, qytetarët vetëdijesohen dhe raportojnë rastet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot takimin e radhës me këtë rast është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Komunën e Vitisë. Gjithashtu gjatë këtij takimi Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica ka prezantuar raportin 9 mujor duke bërë krahasime të rasteve të ndryshme për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me këtë vit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se është shumë e rëndësishme që këto takime po mbahen rregullisht duke potencuar se këto takime sjellin rezultate të frytshme në aspektin e sigurisë. “Me të vërtetë është shumë më rëndësi që këto takime po mbahen rregullisht sepse ato sjellin rezultate të frytshme në aspektin e sigurisë” u shpreh kryetari Haliti.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica pasi që foli rreth gjendjes së sigurisë duke e cilësuar si të qetë dhe stabile paraqiti disa statistika për periudhën 9 mujore të këtij viti duke i krahasuar ato me vitin e shkuar. “Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar i kemi pasur të hapura 575 raste kurse në këtë vit 622 raste nga këto raste 12 të tilla i kemi të drejtuar Drejtorisë Regjionale Qendrore për hetime më të mëtutjeshme kurse me 16 raste janë marrë zyrtarët policor në Viti. Nëse e marrim numrin total të rasteve le për të kuptuar se kemi një rritje prej 47 rasteve, por në aspektin profesional ju them se numri fiks apo statistikat nuk e tregojnë kështu sepse këtu ka qenë një përkushtim i qytetarëve në raportimin e rasteve“ u shpreh Lipovica.

Në këto statistika Komandanti Lipovica paraqiti të dhënat statistikore për vjedhjet e rënda, vjedhjet, shqiptimin e gjobave etj.

GRANDEMALL

Ndërkaq Imri Emerllahu i njoftoj anëtarët e këtij këshilli lidhur me një takim që ka mbajtur dje Ekipi i Veprimit të Sigurisë në Bashkësi me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave.

Kurse përfaqësuesi i FSK-së në këtë këshillë Ali Vishi njoftoj të se ka filluar fushata e rekrutimit të pranimit të rekrutëve të FSK-së dhe atë prej 29 shtatorit e deri 22 Tetor që është afati për aplikim.

Gjatë këtij takimi rreth çështjes së sigurisë kanë folur edhe anëtarët e këtij këshilli ndërkaq kjo mbledhje është kryesuar nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.