UBT

Rritet frustrimi ndërkombëtar me Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pjesë të bashkësisë ndërkombëtare kanë nisur të frustrohen me lidershipin politik të Kosovës që nuk po gjen rrugëdalje nga bllokimi politik i shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Disa diplomatë perëndimorë, që kanë folur për “Kohën Ditore” në takime të ndara, me kusht të anonimitetit të plotë, janë shprehur të zhgënjyer me paaftësinë, apo me mungesën e vullnetit të partive politike që të gjejnë zgjidhjen për bllokimin, por kanë insistuar se mbeten të vendosur që të mos ndërhyjnë në proces.

Uji Dea

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se vazhdimi i situatës së tanishme – të cilën disa e quajnë krizë politike, disa institucionale, e disa thjesht bllokim – do të shkaktojë pasoja të shumta për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike.