Eko Higjiena

Rritet eksporti i mallrave, në korrik arriti vlerën 40.4 milionë euro

/ 3 minuta lexim
HW

Në muajin korrik është shënuar deficit tregtar më i lartë në Kosovë. Nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 5.3% është deficiti tregtar më i lartë, gjegjësisht në vlerë prej 296.3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 281.4 milionë Euro në vitin 2018.

Sipas disa të dhënave nga raporti i ASK-së, eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë euro, që është një rritje prej 40.5% për eksport, dhe një rritje prej 8.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Ndërsa, 37.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet bimore; 7.3% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Kurse, për import, 15.1% produktet minerale; 13.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% mjetet e transportit; 6.8% produktet e industrisë kimike; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Sipas këtyre të dhënave, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 13.0 milionë Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 69.2%.

E partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (8.9%), Gjermania (6.5%), Holanda (4.0%), Britania e Madhe (2.0%), etj.

UBT

Në anën tjetër, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 163.1 milionë Euro, ose 48.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.4%.

Ku importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.4%), Greqia (4.6%), Bullgaria (3.6%), Polonia (3.1%), Sllovenia (3.1%), etj.

Sa i përket, eksporteve të Kosovës me vendet e CEFTA-s, në korrik, arritën në 16.6 milionë Euro, ose 41.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.7%), Maqedonia (10.8%), Mali i Zi (6.4%) dhe Serbia (6.0%).

Kurse, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2019, arritën në 49.2 milionë Euro, ose 14.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-40.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.8%) dhe Serbia (0.7%).

Në anën tjetër, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.7 milionë Euro, ose 26.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.2%) dhe Zvicra (5.0%)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.