Rritet e forcohet AAK në lagjen “Arbëria”

Gjilan – Sot karvanit për ndryshim iu bashkuan dhjetëra të rinj në Gjilan. Vizioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tanimë është i qartë; ndryshimi ka filluar, dhe Gjilani do të ndryshoj me Rexhep Kadriun kryetar
Kushtrim Bunjaku, tanimë ish-kryetar i nëndegës së AKR-s në lagjen “Arbëria”, pasi falënderoi të parin e AAK-s në Gjilan, Rexhep Kadriun për pritjen e ngrohtë që iu bëri, tha se tani e tetëmbëdhjetë vite, Kosova në përgjithësi, dhe Gjilani në veçanti, ballafaqohen me të njëjtat probleme, shumë premtime dhe asnjëherë nuk ofruan zgjidhje. “E kemi parë se qeveritë e kaluara vazhdimisht kanë premtuar se do të krijojmë mundësi për gjenerim të vendeve të reja të punës, përmirësimin e sistemit të arsimit, të shëndetësisë, të zhvillimit të Gjilanit etj, dhe asnjëherë nuk i realizuan ato premtime, ndërsa kryeministri Haradinaj, që në start të qeverisjes së tij, po dëshmon se ka aftësi, dhe projekte për ta ndryshua imazhin e Kosovës”, tha Bunjaku.
Ai shtoi se kandidati nga radhët e AAK-s për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, në mandatin e kaluar qeverisës nga pozita e nënkryetarit të Gjilanit, ka krijuar një standard të ri të të bërit qeverisje. Ne kemi përcjell në vazhdimësi punën dhe kontributin që Rexhep Kadriu bashkë me dy drejtoritë nga AAK-ja, ka bërë për Gjilanin. Ne si qytetarë i kemi pas dyert e hapura vazhdimisht te nënkryetari Kadriu, për çdo problem që kemi pas, nënkryetari na është përgjigj dhe ka ofrua zgjidhje”, përfundoi ai.
Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-s për të parin e Gjilanit, pasi i falënderoi anëtarët më të rinj të subjektit të cilin e drejton, për besimin që kanë shpërfaqë kundrejt projektit të tij për Gjilanin, tha se jemi të vendosur që Gjilanin bashkërisht me ju ta ndryshojmë dhe t`i japim kuptimin e plotë të një komune moderne. “Ne kemi dëshmuar se ekzistojnë mundësit që Gjilani të ketë udhëheqje të merituar, lider që kanë projekte dhe ekip që di t`i realizoi ato. Ne do të jemi në vazhdimësi në shërbim të qytetarëve sepse të qenit kryetar, nuk është privilegj, është detyrë e rënd që kërkon të jesh në shërbim njëzetë e katër orë në ditë’, tha Rexhep Kadriu.
Përndryshe, vizionit të AAK-s po i bashkohen çdo ditë njerëz të rinj të profileve të ndryshme, të cilët besojnë në projektin e Kadriut, dhe që e duan një Gjilan ndryshe. Gjilani ndryshon vetëm me njerëz të përkushtuar për të ardhmen, për zhvillim ekonomik e për arsim cilësor./rajonipress/