UBT

Rritet dukshëm importi nga Maqedonia dhe Shqipëria pas taksës 100 %

/ 2 minuta lexim
HW

Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve serbe ka ndryshuar edhe tregtia në rajon.

Sipas asaj që shkruhet në mediat e Maqedonisë, ky shtet ka rritur eksportin për në në Kosovë për 41 për qind, e këtë Serbia e ka quajtur ‘përfitim në fatkeqësinë Serbisë’, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ka rritur eksportin për në Kosovë.

Ngjashëm me ta, edhe Shqipëria eksportin për në Kosovë e ka rritur me 40 për qind.

KKVITI

Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë statistikore shqiptare ‘INSTAT’, eksporti i madh u regjistrua në industrinë e naftës dhe prodhimit të çelikut.

INSTAT thotë se importi i mallrave shqiptare në Kosovë është rritur për 40 për qind që nga futja e taksës, sipas Agjencisë të Pavarur të Ballkanit (IBNA).

Në periudhën që mbulon nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën për 10 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ndërkohë, sektoret e tjerë nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga taksa, sepse produktet ishin pak a shumë të njëjta sikur një vit më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.