Uji Dea

Rritet dhuna në familje në Anamoravë, konfiskohen armë dhe municion në Bresalc

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Bresalc, të Gjilanit nga i dyshuari mashkull kosovar janë konfiskuar dy armë gjuetie me njëmbëdhjetë fishekë, njëra kishte leje me afat të skaduar tjetra pa dokumente.

UBT

Kurse në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili para disa viteve duke i mashtruar me qëllim të përfitimit personal ua kishte shitur një banesë dy meshkuj kosovarë (palë të kundërta), banesa kishte qenë në ndërtim e sipër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/