Uji Dea

Rriten vjedhjet në Gjilan, mungesa e ndriçimit publik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lagjet e mëdha të Gjilanit tash e disa ditë janë nën terrin e plotë të mesjetës. Gjilani nuk i përngjan aspak një qyteti ku zhvillohet jeta normale sepse dominon terri në rrugët e lagjeve kryesore. Komuna nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta zgjidhur këtë problem.

Mungesa e ndriçimit publik ka shtuar numrin e vjedhjeve në familjet gjilanase. Pos vjedhjeve është shtuar edhe pasiguria në mungesë të ndriçimit publik.

I dominuar nga terri i mesjetës Gjilanit i ka humbur epiteti i qytetit Evropian, meqë mungojnë gjërat elementare për jetën e rëndomtë të qytetarit.

Mobi Casa

Hydajeti një 63 vjeçar thotë se 20 vite pas luftës nuk ka ndodhur që të jetoj kështu në terr të plotë. “Tani kjo situatë është bërë e padurueshme dhe qesharake, unë nuk e di a KEDS-i i ka fajet apo komuna, vetëm një e kuptojë se gjendja është bërë e mjerueshme për të jetuar. Kërkojë nga Komuna e Gjilanit që të kthejë në funksion ndriçimin publik sepse po detyrohemi edhe kujdestari natën të bëjmë për të ruajtur pronat tona nga hajnat e natës” thotë ky qytetar.

Edhe, Milazimi një 45 vjeçar thotë se i është sulmuar shtëpia e tij natën nga hajnat.”Fatmirësisht kanë marrë gjësende pa vlerë, ndërsa i kanë dëmtuar orenditë gjatë vandalizmit të shprehur” shton ky qytetar.

Është e habitshme heshtja dhe komoditeti i zyrtarëve komunal karshi këtij problemi, madje nuk ka asnjë reagim dhe asnjë sqarim rreth kësaj teme e cila pothuajse debatohet në çdo familje gjilanase./rajonipress/