RCCOLA

Rriten shërbimet në qendrat mjekësore në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Dr. Dritan Maliqi, bashkë me stafin administrativ dhe punëtorët shëndetësor të qendrave mjekësore kanë risistemuar oraret e shërbimeve në këto qendra. Duke parë stafin jo të madh, është bërë e mundur që përmes këtij risistemimi të orarit të maksimizohen shërbimet brenda mundësive ka thënë Qëndron Kastrati.

Uji Dea

Orari i ri i funksionimit të qendrave mjekësore do të fillojë së zbatuari nga data 1 qershor 2018 dhe do të jetë si vijon:
QKMF NË KAMENICË
Orari i punës do të bëhet në 2 ndërrime si vijon:
Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00
Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00
Kujdestaria do të jetë në shërbim në intervalin 22:00 – 07:00
Në fundjava do të punohet në intervalin 07:00 – 19:00 dhe 19:00 – 07:00
Nga 1 qershori do të fillojë punën edhe mjeku në permanencë (në gjendje gatishmërie nga 22:00 deri në 07:00)
**************************************************
QMF NË ROGOQICË
Deri më tani, në këtë qendër janë dhënë shërbime vetëm deri në ora 20:00 kurse me riorganizim të orarit do të punohet si në vijim:
Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00
Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00
Shërbimi i ordinancës së stomatologjisë do të funksionojë në oraret:
E mërkure në intervalin kohor 07:00 – 15:00
E enjte në intervalin kohor 07:00 – 15:00
Brenda një periudhe më pak së një vjeçare do të mundësohet që kjo qendër të japë shërbim 24 orësh për banorët e këtyre lokaliteteve.
**************************************************
QMF NË HOGOSHT
Përveç shërbimeve primare shëndetësore, pas 20 vite mungese do të rifunksionalizohen edhe shërbimet e Ordinancës Stomatologjike. Këto shërbime do të ofrohen sipas orarit si vijon:
E hëne në intervalin kohor 07:00 – 15:00
E marte në intervalin kohor 07:00 – 15:00
**************************************************
AMF NË KRILEVË
Kjo AMF është funksionalizuar pas 2 viteve dhe prej datës 1 qershor do të punohet sipas orarit të rregullt si vijon:
Nga e hëna në të premten do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 14:00
Të shtuneve do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 12:00