Hidromorava

Rriten pensionet për 100 euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në Kosovë janë rreth 25 mijë familje me mbi 130 mijë anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Por, nga 17 tetori i këtij viti, kur edhe shënohet Dita e Varfërisë, këto familje do të marrin këtë ndihmë sociale me 25 % rritjeje. Përveç tyre me gëzim fundin e vitit do ta presin edhe pensionistët, pasi që edhe pensionistët kontributdhënës nga muaji dhjetor i këtij viti do t’i marrin pensionet e tyre me 100 euro rritje.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se falë kursimeve të Qeverisë dhe disiplinimit të skemës sociale ka arritur të kursejë mjete me të cilat edhe do të bëjë këtë rritje të asistencës sociale dhe të pensioneve.

FIDANISHTJA

Zëri: Bisedimet teknike me Serbinë për çështjen e kthimit të fondit pensional patën filluar kohë më parë. A ka progres në këtë çështje?

Abrashi: Marrja e këtij fondi nga autoritetet në Serbi është një padrejtësi që i është bërë pensionistëve kontributdhënës, ata që kanë ndërtuar Kosovën. Mjete të cilat ata i kanë kursyer tani gjenden në Serbi. Ne kemi filluar dhe po bëjmë presion tek ata që merren me dialog që edhe kjo të jetë temë e dialogut, sidoqoftë këto zhvillime në 8 muajt e fundit kanë treguar se janë tema më të mëdha politike në agjendë. Ne besojmë që pasi të kryhen këto agjenda të mëdha politike edhe kjo temë të vijë në tavolinë e të diskutohet për ta./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.