FITORJA

Rriten “pagat ekstra” në ministritë e Rexhepit dhe Çitakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do t’i gëzojnë vartësit e tyre më shumë sesa vetë kryeministri, Hashim Thaçi. Derisa ky i fundit pritet t’i rrisë pagat e punonjësve të sektorit publik për 20%, ministrat Çitaku e Rexhepi kanë arritur të sigurojnë ekstra paga për një pjesë të stafit të tyre që konsiderohen ‘tru deficitar’.

Ministri i Administratës Publike e ka prezantuar të enjten në mbledhjen e Kabinetit Qeveritar propozimin e Komisionit për Fondin për Kuadro për disa ndryshime të linjave buxhetore nëpër ministri, për t’ua mundësuar resorëve të Rexhepit dhe Çitakut rritjen e shumës për Fondin për Kuadro.

ARKATANA

Siç ka sqaruar ministri Yagcilar, pajtueshmëria për ndryshimet në Fondin për Kuadro është arritur në takimin e datës 19 shkurt 2014. “Si rezultat i këtij takimi, Komisioni i Fondit për Kuadro u pajtua që të propozohet për në mbledhjen e Qeverisë plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 11/79 i datës 20.06.2012 që ka të bëjë me shpërndarjen e mjeteve financiare në ministritë përfituese të ndryshohet dhe plotësohet si në vijim: Shuma e ndarë për Ministrinë e Financave prej 225 mijë euro të ulet në shumën prej 220 mijë euro. Gjithashtu shuma e ndarë prej 25 mijë euro për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të fshihet në tërësi”, thuhet në propozimin e Yagcilar që e ka siguruar Tribuna…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.