RCCOLA

Rriten normat e interesit për kredi, kërkohet hetimi i bankave komerciale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Çmimet e larta nuk po mund të i paguajnë vetëm me pagat e tyre. Kështu qytetarët kohët e fundit kanë rritur intersimin për marrje të kredisë.

Por, kjo do të ju kushtojë qytetarëve edhe më shtrenjtë, pasi që disa banka komerciale në vend kanë filluar t’i rritin normat e interesit bankar me arsyetimin “si rrjedhojë e rritjes së normës në Euribor-it në tregun evropian”.

Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë pohuar se për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.

Uji Dea

Në anën tjetër, eksperti financiar, Florin Aliu, për gjithë këtë po kërkon hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ndërkaq, profesori ekonomisë, Nagip Skënderi kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa konkrete për të mbështetur qytetarët.

Banka Botërore ka njoftuar se rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023./express/