Fundamenti

Rriten kreditë dhe depozitat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sa i përket zhvillimeve në sektorin bankar, rritja e kredive dhe depozitave ishte e konsiderueshme dhe me diferenca të theksuara ndërmjet vendeve.

“Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së kredive ishte 7.2 përqind (5.6 përqind në TM1 2018). Vendet të cilat shënuan rritje më të lartë kreditimit ishin Kosova dhe Mali i Zi (11.4 përqind përkatësisht 10.2 përqind) ndërsa vendet tjera shënuan rritje më të ulët me përjashtim të Shqipërisë e cila raportoi për rënie të kreditimit prej 0.2 përqind. Depozitat shënuan normë edhe më të lartë të rritjes krahasuar me kreditë. Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së depozitave ishte 7.7 përqind në nivel të rajonit. Tek depozitat, norma më e lartë e rritjes është shënuar në Serbi me 10.4 përqind, pasuar nga Kosova me 10.1 përqind, Maqedonia me 9.6 përqind, Bosnja e Hercegovina me 8.5 përqind, etj”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, të BQK-së.

ARKATANA

Sipas BQK-së gjatë TM1 2019, euro është vlerësuar ndaj lirës turke për 29.1 përqind ndërsa është zhvlerësuar ndaj valutave tjera kryesore por edhe ndaj valutave të vendeve të rajonit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.