GRANDEMALL

RrGGK me aksion për fshirjen e grafitit seksist të Presidentes Jahjaga

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon rëndë vizatimin e grafitit me portretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në murin e një prej ndërtesave të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë.

RrGGK e konsideron këtë akt seksist dhe mizogjinist.

“Një akti i tillë është fyes dhe i papranueshëm për cilindo qytetarë të Republikës së Kosovës”, thotë RRGGK.

UBT

Prandaj, për të shprehur pakënaqësinë dhe njëherësh dënimin që RrGGK i bën këtij akti, ky rrjet, sot në ora 11:00, ndërmerr aksion për lyerjen, gjegjësisht mbulimin, e këtij akti të shëmtuar.

RrGGK çmon lartë punën dhe kontributin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve të vendit tonë, me theks të veçantë në përkrahjen e të drejtave të grave.

“RrGGK vlerëson lartë imazhin e mirë të Presidencës nën mandatin e saj, si një institucion i pa korruptuar i taksapaguesve tanë, i cili është imazhi që më së miri e ka përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht”, përfundon reagimi i RRGGK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.