Rrëzohet shtëpia ku u strehua heroi i kombit Mulla Idriz Gjilani
Kamenicë – Kjo shtëpi do duhej të merrej në mbrojtje të shtetit. Pa ndonjë investim të madh komuna e Kamenicës, pse jo edhe e Gjilanit (sepse nga Gjilani vinte heroi i kombit që u strehua në këtë shtëpi), do të mundë të investohej sado pak sa për ta ruajtur lavdinë, dhe të mbetej si muze për ta ruajtur historinë dhe trashëgiminë tonë shprehet Gani Sadiku pjesëtar i familjes së shtëpisë dhe këshilltar komunal në Kamenicë.
Gani Sadiku ndihet shumë i irrituar që shtëpia e vjetër, ku heroi i kombit Idris Seferi qëndroj e u strehua për një kohë është rrëzuar dhe është lënë padore dhe pa ndonjë përkujdesje institucionale.
“Në shiqim të parë duket shtëpi e rëndomtë, e ndërtuar thjeshtë me drunjë dhe baltë, e gëlqerosur goxho vonë sa për t’ia nxjerrur bardhësinë edhe jashtë. Kjo shtëpi është e veçantë jo që janë rritur shumë breza të familjes sime në te, por nga fakti se brenda këtyre mureve është shkruar historia e kombit në kohën më të vështirë të tij” shprehet Sadiku.
Sadiku kujton se brenda kësaj shtëpie, në një dhomë të saj, dikur u strehua një legjendë e luftës së Gjilanit i cili qëndroi në ilegalitet plot 5 vite. “Para një viti kjo shtëpi është rrëzuar tërësisht, dhe më nuk mundë të gjesh gjë, përveçse gërmadhave të saj dhe eventualisht ndonjë fotografi e ruajtur. Kjo shtëpi do duhej të merrej në mbrojtje të shtetit. Pa ndonjë investim të madh komuna e Kamenicës, pse jo edhe e Gjilanit (sepse nga Gjilani vinte heroi i kombit që u strehua në këtë shtëpi), do të mundë të investohej sado pak sa për ta ruajtur lavdinë, dhe të mbetej si muze për ta ruajtur historinë dhe trashëgiminë tonë” shprehet ai.
Sipas tij nga kjo shtëpi kanë dalur njerëz që kanë dhënë jetën në luftën e Kikës dhe luftën e Gjilanit të cilat i udhëhoqi strategu dhe heroi Mulla Idriz Gjilani. /rajonipress/


