Eko Higjiena

Rrëzohet Opozita

/ 1 minutë lexim

Me shumicë votash, deputetët kanë rrëzuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e procesit të privatizimit.

Ky mocion fillimisht u mbështet nga LDK dhe AAK, por ndërkohë partia e Ramush Haradinajt ndërroi mendje.

“Me 53 vota Kundër, 42 Për dhe 3 Abstenime nuk miratohet mocioni i Vetëvendosjes”, ka thënë Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Fundamenti

“Me kaq përmbyllet seanca e sotshme”, ka shtuar ai.

Në fillim të seancës deputetët opozitarë kanë kontestuar ligjërisht mundësinë që PDK të paraqitet me Rezolutë të saj, përmes të cilës kërkohet vazhdimi i procesit të privatizimit. Në fund është vendosur që të hedhet për votim vetëm mocioni i Vetëvendosjes.