RCCOLA

Rreziqet që na kanosen prej produkteve joorganike të mishit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Njihuni me substancat e fshehta të industrisë së mishit, që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe me mënyrat si të shpëtoni prej tyre.

Fakte dhe këshilla

Ushqimi është një temë shumë e ndjeshme, që na prek të gjithëve, pasi secili prej nesh konsumon prodhimet e nevojshme për të. Mishi në veçanti ka qenë problematik kohët e fundit për shkak të përmbajtjes së tij të pakontrolluar, pasi siç shprehen disa, problemi nuk qëndron te kushtet e shitjes, por mbi të gjitha tek ato të fabrikimit fillestar. Ja disa fakte dhe këshilla që duhet t’i kini parasysh që të zgjidhni mishin më të shëndetshëm për familjen tuaj.

Abuzimi me antibiotikët

Për kafshët që rriten për t’u përdorur për rezervë ushqimore mishi, shpenzohen miliona para çdo vit për të marrë antibiotikë. Shumica e mishit që është sot në treg përmban doza të ulëta antibiotiku. Duke qenë se baktereve u duhet të përballen vazhdimisht me droga të tilla, ato kanë fituar imunitet dhe kanë krijuar variacione shumë të fuqishme për llojin e tyre.

Këshilla: mënyra më e thjeshtë për ta shmangur këtë rrezik, është të përpiqeni t’i rralloni vaktet ushqimore me mish dhe të shtoni ato që përmbajnë perime organike. Sa herë të blini mish, kontrolloni nëse janë zbatuara masat ushqimore të sigurisë.

Mishi i droguar

Çdo vit, kafshët që rriten në Karolinën e Veriut, konsumojnë më shumë antibiotikë, se e gjithë popullata në Amerikë. Kjo bëhet me qëllim që kafshët të rriten më shpejt dhe më të sigurta në mjedisin jo të pastër që i rrethon.

Këshilla: Vula te kafshët siguron se ato janë rritur në mënyrë organike dhe pa antibiotikë ose hormone të rritjes. Zgjidhni këtë lloj mishi, si më të shëndetshëm se pjesa tjetër e atij që është në treg.

Bakteret

Gjatë një studimi mbi mishin, kërkuesit zbuluan se mbi gjysma e mishit në supermarketet amerikane përmbante bakterin e infeksionit “Staf” duke përfshirë edhe bakteret që luftohen me vështirësi dhe bakterin vdekjeprurës MRSA. Produktet e gjelit të detit ishin të mbushura me “Staf”, pas tij vinin produktet e derrit dhe pulës.
Këshilla: përpiquni të siguroni mish që nuk ka antibiotikë në rrugë më të sigurta, si për shembull nga fermerë të besuar të zonës suaj.

Mishi i pulës

Fundamenti

Prozak është një substancë mjekësore që ndihmon në largimin e ankthit, dhimbjeve dhe alergjive. Ka shumë mundësi që një nga pulat që keni ngrënë, ta ketë pasur Prozak-un si dietë. Ai shërben për të larguar depresionin që zë pulat në fermat e mëdha. Prodhuesit përdorin edhe kafeinë, që t’i mbajnë pulat zgjuar, që këto të rriten më shpejt.

Këshilla: Mos u besoni gjithnjë logove që tregojnë skena të lumtura fermash. Kontrolloni gjithnjë për ndonjë pullë sigurie ose diçka të ngjashme, përpara se të blini mishin e pulës.

Receta e padëshiruar

Mund të jeni duke konsumuar përveç mishit edhe elementë aspak të dëshirueshëm. Gjatë kontrolleve mbi mishin janë gjetur substanca si Ivermectin, i cili mund të shkaktojë dëme neurologjike te njerëzit; Flunixin, një drogë veterinare që shkakton dëme në veshkë, stomak dhe në zorrën e trashë.
Këshilla: blijeni mish te njerëzit që besoni se e rrisin atë në kushte organike.

Infeksionet

Pulat e supermarketit mund të nxisin infeksionet në fshikëzën urinare. Njerëzit priren të blejnë pula supermarketi me shpresën se ato janë më të shëndetshme, por shumë pak e dinë se kjo nuk bën asnjë ndryshim. Shumë prej produkteve të mishit janë të dendura me antibiotikë dhe ilaçe të tjera që dëmtojnë shëndetin tonë dhe i bëjnë bakteret imune.

Antibiotikët që u jepen kafshëve dhe të tjera praktika moderne të fermave, e bëjnë mishin të fortë dhe të përtypshëm me vështirësi. Për këtë arsye shumë thertore kanë përqafuar teknikën e ‘rrahjes’ së mishit me çekiç të posaçëm dhe copëtimin e tij. Kur porosisni një biftek pak të gatuar, duhet ta dini se bakteret brenda tij nuk kanë ngordhur akoma meqë brendësia e tij është e paskuqur.

Këshilla: Vazhdoni t’i qëndroni besnikë mishit të ushqyer me bar, i cili për pasojë përmban më pak baktere të rrezikshme.

Ndikimi i antibiotikëve te njerëzit

Antibiotikët përdoren mbi kafshët me qëllim që këto të rriten më shpejt. Një studim mendon se antibiotikët mund të ndikojnë edhe te njerëzit, duke na shëndoshur, pasi ndërpresin ekuilibrin natyral të baktereve të dobishme në zorrën e trashë.

Për shumë vite fermerët kanë kuptuar vetëm një pjesë të historisë, që antibiotikët rrisin më shpejt kafshët e tyre dhe i bëjnë ato të shëndosha për t’u shitur. Nga ana tjetër, studimet do të provojnë se kjo është e dëmshme, pasi shëndosh edhe njerëzit, sidomos fëmijët./shqip/