Mobi Casa

Rrëzimi i Qeverisë, LDK-ja synon votat e Nismës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Me iniciativë të deputetëve të Nismës para një viti e gjysmë ishte rrëzuar qeveria “Mustafa”. Zyrtarët e LDK-së synojnë që nëpërmjet “xhokerit” të njëjtë ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”, pasi votat e opozitës nuk mjaftojnë për të kaluar mocioni i votëbesimit. Por deputetët e partisë së Fatmir Limajt mohojnë të kenë diskutuar për këtë çështje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa (LDK) është duke u koordinuar me partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit pasi, siç thonë ata, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Eco Higjiena

Por votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme të kalojë mocioni në Kuvend, prandaj partia më e madhe opozitare po synon që t’i bindë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, përkatësisht ata të Nismës që ta përkrahin iniciativën e tyre, shkruan më tutje “Zëri”.

Qeveria e ish-kryeministrit të LDK-së Isa Mustafës, ishte rrëzuar pikërisht nga iniciativa e nisur në Kuvend nga deputetët e Nismës, prandaj zyrtarët e LDK-së po synojnë që nëpërmjet të njëjtit “xhoker” ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.