UBT

Rreziku nga terri i mesjetës dhe qentë endacak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – KEDS-i pos që po shkakton çrregullime jetësore e familjare dhe dëme të shumta materiale, ka vënë në sprovë edhe jetën e qytetarit të rëndomtë i cili duhet të shkoj në punë në terrin e mesjetës dhe qentë e shumtë endacak, të cilët paraqesin rrezik për të qarkulluar lirshëm. Shumë lagje jetojnë si të ishin në ndonjë shtet afrikan, pa siguri dhe me rreziqe të shumta.

Terri i mesjetës i pranishëm kudo në Gjilan, jeta e shthurur gjithashtu në mungesë të energjisë elektrike, pasiguri totale për shkak të rrezikut që paraqesin qentë endacak, vjedhjet e natës në rritje për shkak se mungon ndriçimi publik.

Qytetarët tashmë të zhgënjyer kërkojnë nga institucionet që ta zgjidhin këtë problem edhe pse deri më tani askush nga komuna e Gjilanit, asnjë zyrtar komunal nuk e ka thënë asnjë fjalë për tërë këtë katrahurë që po i ndodhë Gjilanit.

Eco Higjiena

Sevdija një qytetare e cila punon në kompani private thotë se i duhet të shkojë herët në punë dhe po përballet me një rrezik të përditshëm. “Qentë endacak po më trishtojnë rrugës sepse ndriçimi është ndalur në rrugët kryesore. Unë vetëm zotin e lus të shpëtojë nga ndonjë e keqe” shprehet ajo.

Ridvani një kryefamiljar thotë se herën e fundit ka paguar 87 euro energjinë elektrike ndërsa në shtëpi s`ka rrymë me orë të tëra. KEDS-i nuk po e respekton orarin e reduktimeve” mendon ai.

Bexheti një banor në Arbëria thotë se shumë familje kanë rrymë në shtëpi vetëm në një fazë e cila u shkakton telashe në amvisëri. “As vet nuk e di sa dëmin ma ka shkaktuar ndërprerja e energjisë elektrike” thotë ai./rajonipress/