ARKATANA

Rreziku nga kreditë e këqija

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Niveli i lartë i kredive të këqija është shndërruar në një nga rreziqet më të mëdha për ekonominë. BERZH e klasifikon Shqipërinë si vendin më problematik për huatë e pashlyera, ndër ekonomitë në zhvillim të Europës dhe Azisë.

Me keq është vetëm Kazakistani, ku kreditë e këqija llogariten në 36.7 për qind. Huatë me probleme në Shqipëri u rritën me ritme shumë të shpejta përgjatë viteve të krizës nga 3.2 për qind që ishin në 2007 në gati 24.4 për qind aktualisht.

Ky është treguesi më negativ në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera kanë arritur t’i administrojnë shumë më mirë rreziqet në tregjet e tyre financiare, raporton TCH.

Sipas Bankës Botërore, në Maqedoni nga viti 2009 deri në fund të 2012-ës, huatë e pashlyera u rritën me vetëm 0.8 për qind. Në Bosnje rritja ka qenë më pak se 7 për qind, dhe po kështu edhe në Malin e Zi dhe Serbi.

ARKATANA

Kjo në një kohë, kur këto vende janë përballur me recesion ekonomik dhe kanë një portofol kredie ndaj Prodhimit Kombëtar shumë më të lartë se Shqipëria, çka do duhet t’i bënte më të rrezikuara.

Mosmbajtja nën kontroll e kredive të këqija ka prodhuar dy pasoja negative në ekonomi. Së pari ka rritur rreziqet financiare për ekonominë, një fakt i vënë në dukje jo vetëm nga FMN dhe Banka Botërore por tashmë edhe nga agjencitë e njohura ndërkombëtare që merren me vlerësimin e riskut.

Por përveç kësaj, niveli i lartë i tyre po frenon rritjen ekonomike të vendit, duke i nxitur bankat të ulin ekspozimin në Shqipëri dhe t’i investojnë paratë në vendet e tjera ku perceptojnë më pak rrezik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.