Rreziku nga bosnjëzimi i Kosovës

Kreu i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Isa Mustafa partia e të cilit përkrah dialogun, ka përsëritur se sovraniteti nuk duhet të vihet në diskutim.
Ai ka përdorur një krahasim që nuk e ka përmendur më herët por dikush tjetër vazhdimisht insiston në këtë qëndrim. Është fjala për dialogun mbi veriun e Kosovës që do të çonte në bosnjëzim të Kosovës.
“Do ta bënim një Bosnjë të dytë. Dhe Kosova nuk rrezikon të bosnjëzohet” tha ai në RTK. Këtë term e ka përdorur shumë shpesh Lëvizja Vetëvendosje! dhe lideri i saj Albin Kurti prej vitesh duke kundërshtuar negociatat me Serbinë.
“Po të pranonim që të japim autonomi për veriun e Kosovës do të ishte gabim i madh” tha Mustafa.
Ndërkaq ka thënë se ka shumë arsye që të bashkëpunojë opozita. Madje, sipas tij edhe rrëzimi i qeverisë është qëndrim legjitim.
Ndërkaq ka thënë se LDK gjithmonë ka gabuar duke që qeverinë ta udhëheqë dikush tjetër kur kjo parti i ka fituar zgjedhjet. “Asnjërës nuk do t’i ofroj koalicion dhe t’i ofroj pozitat kyçe me të cilat drejtohet vendi” ka thënë ai transmeton Indeksonline.
Reforma zgjedhore nuk ka dështuar. Ka dështuar reforma kushtetuese nëse nuk përmbushet marrëveshje siç jemi marrë vesh.
“Besoj se PDK dhe Hashim Thaçi do të zbatojnë marrëveshjen lidhur me presidenten” ka thënë ai.
Nëse presidentja ka punuar mirë atëherë lë të hyn në zgjedhje dhe le ta merr votën e qytetarit.
“Me kryeministrin kemi raporte të nivelit që nuk shahemi, nuk ofendohemi” ka thënë Isa Mustafa.
Madje ka shfaqur vullnetin që ta takojë atë. “ Kemi vullnetin që të takohemi e të bisedojmë” ka shtuar Mustafa.
Mustafa, dallimet me Thaçin, i gjen në koncepte politike. “Ajo që na dallon është koncepti dhe mënyra e qeverisjes. Ne nuk pajtohemi me mënyrën si ai qeverisë” ka thënë Mustafa.