Eko Higjiena

Rrezikohet prodhimi, rezervat e eksplozivit në përfundim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rezervat e eksplozivit në minierat e “Trepçës” në Stan Tërg dhe në Artanë janë në përfundim, andaj edhe prodhimi në këto dy miniera do të ndërpritet krejtësisht, është bërë e ditur nga zyrtarë të gjigantit kosovar “Trepça” në Mitrovicë. Megjithëse që nga 24 janari ka skaduar licenca e shfrytëzimi, miniera e Stan Tërgut dhe ajo në Artanë kanë punuar pa ndërprerje, ndonëse pa licencë eksploatimi i xeheve konsiderohet i paligjshëm, ndërsa tani, kur rezervat eksplozivit kanë rënë fund, e pa licencë nuk mund të shpallet tender, prodhimi do të ndërpritet krejtësisht.

Musa Mustafa, shef i Zyrës për Informim në “Trepçë”, tha se dëmet e deritashme për shkak të mungesë së licencës janë jashtëzakonisht të mëdha dhe se një pjesë e tyre duhet të mbulohen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Kjo për faktin, se siç ka thënë Mustafa, ato nuk kanë bërë asgjë që ta kompletojnë Bordin e Komisionin për Miniera dhe Minerare, e cila lëshon licencën e shfrytëzimit.

Uji Dea

“Në pamundësi të prodhimit, në mungesë të licencës të shfrytëzimit, këto dy miniera, por edhe “Trepça” në përgjithësi qysh tani janë në gjendje të rëndë, e nëse vazhdohet edhe më tutje të mos na jepet licenca, atëherë edhe gjendja financiare do të jetë shumë e rëndë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.