UBT

Rrezikohen edhe gjashtë ndërmarrje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Edhe gjashtë ndërmarrje të privatizuara me spin-off special rrezikojnë t’u tërhiqen aksionet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Ato janë Hotel Iliria, IDGJ Tobaco, MIM Goleshi, Minex, Jugoterm, NBI Suhareka Agokosova Holding.

Hotel Iliria, IDGJ Tobaco, MIM Goleshi, Minex, Jugoterm, NBI Suhareka Agokosova Holding. Të gjitha këto ndërmarrje të privatizuara me spin-off special rrezikojnë me tërheqje të aksioneve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, për shkak të mospërmbushjes së zotimeve.

Aktualisht të gjashtat po monitorohen deri në një vendim të AKP-së.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, thotë se këto gjashtë ndërmarrje janë në procesin e përmbushjes së zotimeve dhe nën monitorimin e Agjencisë.

“AKP ka trashëguar nga Agjencia e mëparshme 25 ndërmarrje të privatizuara me spin-off special. Numri më i madh i ndërmarrjeve tashmë janë liruar nga monitorimi dhe raportimi në AKP si rezultat i përmbushjes së zotimeve sipas marrëveshjes kontraktuese”, ka thënë Kaloshi.

Prej ndërmarrjeve të privatizuara me spin-off special, deri tani aksionet u janë tërhequr ndërmarrjeve Llamkos Steel, XIM Strezovc dhe hotelit Grand. Ndërmarrja Llamkos është ritenderuar përmes likuidimit me shitje të aseteve dhe tashmë është përmbyllur shitja dhe fabrika është vënë në funksion suksesshëm.

Për dy ndërmarrje të reja, “Xim Strezovc” dhe “Hotel Grand”, për të cilat Bordi i AKP-së muaj më parë ka ushtruar opsionin e tërheqjes së aksioneve, për shkak të mosplotësimit të zotimeve të spin-offit special, janë vendosur nën administrim të drejtpërdrejtë të AKP-së.

ARKATANA

Ndërkaq, ndërmarrjes “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” i janë tërhequr gjithashtu aksionet, por vendimi ende nuk ka hyrë fuqi dhe blerësi ka ende kohë për t’i përmbushur kushtet.

“Në mbledhjen e mbajtur me datë 16 dhjetor 2011, BoD ka marrë vendim për “Kthimin e Aksioneve” të Ndërmarrjes së Re “Agrokosova Holding ” dhe transferimin e tyre tek AKP-ja. Vendimi i marrë nga Bordi i Drejtorëve do të hyn në fuqi, në rast se blerësit e ndërmarrjes nuk ndërmarrin veprimet të nevojshme për përmbushur obligimet kontraktuese të Marrëveshjes për Zotime”, ka thënë Kaloshi.

Me vendim të Bordit, për këtë ndërmarrje Agjencia është në proces të një auditimi tjetër, me theks të veçantë në vlerësimin e kompensimeve që janë bërë gjatë punëve të kryera në “AgroKosova Holding”. Vendimi për këtë ndërmarrje do të merret në Bord, pasi auditorët e jashtëm të përfundojnë auditimin dhe të dorëzojnë raportin e tyre, ku konfirmohet realizimi i investimeve të raportuara nga ndërmarrja e re.

Ndryshe, metoda e spin-off-it special është aplikuar te disa ndërmarrje që është vlerësuar se kanë ndikim domethënëses për ekonominë e Kosovës dhe që punësojnë një numër të madh njerëzish. Por asnjëra nga këto kushte nuk u përmbush nga shumica prej ndërmarrjeve të privatizuara. Blerësit në disa raste ikën nga vendet prej nga kanë ardhur dhe disa të tjerë nuk i përmbushën zotimet për investime e as punësim.

Tash Ligji i ri për AKP-në nuk parasheh aplikimin e kësaj metode, por Agjencia në disa ndërmarrje strategjike vendos kushte për privatizimin e tyre.

“Gjatë mandatit të saj AKP ka privatizuar me kushte 6 ndërmarrje, të cilat janë nën monitorim të Agjencisë (Amortizatorët, Dubrava, Famipa, Llamkos, Sharr Cem, Remonti Servisi)”, ka thënë Kaloshi.

Sipas tij, AKP monitoron vazhdimisht në ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special dhe ato me kushte.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.