FIDANISHTJA

Rrezik është kriza ekonomike, jo terrorizmi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS) ka realizuar një hulumtim për perceptimin e qytetarëve në raport me zhvillimet më të rëndësishme në vend. Hulumtimi ka konstatuar se nuk ka rrezikim të sigurisë nga jashtë, ndërsa është dëshmuar se problemet ekonomike dhe sociale i shqetësojnë më së shumti qytetarët e Kosovës.

Hulumtimi ka treguar se është ulur shkalla e besueshmërisë së qytetarëve të nacionalitetit shqiptarë dhe serb për punën e EULEX-it. Është konstatuar se qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacione për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Hulumtimi i QKSS-së ka dëshmuar se qytetarët besojnë se siguria është më e madhe në lagjen e tyre, sesa shkalla e përgjithshme e sigurisë. Është konstatuar se qytetarët në zonat urbane ndihen më të pasigurt. Prishtina dhe Peja janë cilësuar si qytetet më pasigurta, ndërsa Skenderaj qyteti më i sigurt.

United Hospital

Perceptimi i qytetarëve ka qenë se rreziku më i madh që mund të vijë nga jashtë është kriza ekonomike, ndërsa pothuajse nuk shprehet ndjenja e rrezikut prej terrorizmit. Gjithashtu, shkalla e rrezikut nga Serbia është ulur në shkallën 10 %.

Hulumtimi i QKSS-së ka konstatuar se qytetarët besojnë se korrupsioni në organet qeveritare është në shkallën 87 %, në komuna 71 %, në sistemin juridik dhe shëndetësor 79 %, në polici 61 %, në arsim 54 %, ndërsa shkalla më e ulët është në FSK me vetëm 9 %.

Gjithashtu, shkalla e besimit të qytetarëve është më e madhe për FSK-në në 78 % dhe për institucionet fetare, 60 %. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.