Rrezet e diellit: Dobi më të mëdha apo rreziqe

Dobitë shëndetësore të ekspozimit të lëkurës në diell janë shumë të mëdha se sa rreziqet për të zhvilluar kancerin e lëkurës, thonë shkencëtarët.
Hulumtimet nga Universiteti i Edinburgh-ut, nxjerrin në pah se rrezet e diellit ndihmojnë uljen e tensionit të gjakut, ul rrezikun për sulme në zemër , pikë në tru dhe madje zgjat jetën.
Rrezet ultravjollcë mësohet se ndihmojnë organizmin të lëshojë një përbërës që ul tensionin e gjakut, që lidhet edhe me sëmundjen e zemrës dhe goditjen në tru.
Prodhimi i një lënde që ul presionin e gjakut, oksidi nitrik, është e ndarë nga prodhimi i vitaminës D në organizëm, që shtohet pas ekspozimit në diell. Kërkuesit thonë se deri tash, prodhimi i vitaminës D është konsideruar si dobia e vetme e diellit në shëndetin e njeriut.
“Ne dyshojmë se dobitë e rrezeve të diellit në shëndetin e zemrës do ta mposhtin rrezikun për zhvillim të kancerit të lëkurës”, ka thënë udhëheqësi i grupit kërkimor, Dr Richard Weller. /Mjeku.net