Rrezarta Shkurta hap ‘Instagram’ të ri, seleksionon ndjekësit
Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (nipi i Enver Hoxhës), i cili ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka mbyllur llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” për të hapur një adresë të re.
Këngëtarja ishte mjaft aktive në ‘Instagram’, duke pasqyruar çdo moment nga jeta e përditshme me fotot e saj. Por, këtë herë ajo ka vendosur ta mbyllë rrjetin social dhe të hapë një të ri, duke e bërë atë privat në mënyrë që t’i përzgjedhë personat që duan ta ndjekin dhe që duan të shohin ngjarjet nga jeta e saj personale.
(Kosova Sot)


