Rrethanat e jashtme nuk ishin të volitshme për Kosovën

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Kosovarët do të duhej të vendosin se a ka nevojë për Qeveri të re, apo për zgjedhje të reja.

Shkruan: Daniel Serwer

Kosovarët do të duhej të vendosin se a ka nevojë për Qeveri të re, apo për zgjedhje të reja.

As rrethanat e jashtme nuk kanë qenë të volitshme. Referendumi Brexit dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë kanë zvogëluar fuqinë tërheqëse të dy faktorëve kryesorë: anëtarësimi në BE duket edhe më i largët dhe administrata e ardhshme e Donald Trump-it mund të pritet që të jetë shumë më pak miqësore ndaj Kosovës, sesa që do të ishte një administratë e Hillary Clinton-it

Uji Dea

Qorrsokaku aktual paraqet një mundësi që qytetarët e Kosovës t’ia dërgojnë një porosi të qartë lidershipit të tyre politik: duam progres të vërtetë në hapjen e vendeve të punës dhe në progres, duke ruajtur sigurinë dhe duke garantuar liri të shprehjes, të stilit evropian.

Viti 2016 nuk ka qenë i mëshirshëm ndaj Kosovës. E lënduar nga mospajtimet e shpeshta të brendshme rreth obligimeve të saj në raport me dy nga fqinjët e saj, Qeveria nuk ka qenë e aftë që t’i siguronte votat e nevojshme për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, apo për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. As rrethanat e jashtme nuk kanë qenë të volitshme. Referendumi Brexit dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë kanë zvogëluar fuqinë tërheqëse të dy faktorëve kryesorë: anëtarësimi në BE duket edhe më i largët dhe administrata e ardhshme e Donald Trump-it mund të pritet që të jetë shumë më pak miqësore ndaj Kosovës, sesa që do të ishte një administratë e Hillary Clinton-it.

Evropianët dhe amerikanët më nuk e ruajnë ekuilibrin e biçikletës As BE-ja, e as SHBA-ja nuk duken se do të kenë shumë kohë, apo energji për Kosovën gjatë disa vjetëve të ardhshëm. Harresa nuk është gjë e preferuar për një vend të Ballkanit. Lëvizja përpara është gjithmonë e nevojshme, në mënyrë që ‘biçikleta shtetërore’ të mos rrëzohet. Rrotat ndihmëse tanimë janë hequr. Evropianët dhe amerikanët më nuk e ruajnë ekuilibrin e biçikletës. Nëse do të vijë ndonjëherë, momentumi tani duhet të krijohet nga brendapërbrenda Kosovës, jo nga jashtë saj. Qorrsokaku aktual paraqet një mundësi që qytetarët e Kosovës t’ia dërgojnë një porosi të qartë lidershipit të tyre politik: duam progres të vërtetë në hapjen e vendeve të punës dhe në progres, duke ruajtur sigurinë dhe duke garantuar liri të shprehjes, të stilit evropian. Askush nuk duhet të kënaqet me më pak, vetëm për shkak se Trump është president, apo për shkak se evropianët janë të preokupuar me negocimin e daljes së Britanisë nga BE-ja

Kam besim te vlerësimi i mirë i kosovarëve Do të doja që të gjitha forcat politike në Kosovë të pajtoheshin, se qëllimet e tyre duhet të kërkohen në kuadër të kornizës ekzistuese ligjore. Por, kjo nuk do të ndodhë kështu. Si në mesin e serbëve, po ashtu edhe në mesin e shqiptarëve, ka njerëz të cilët e refuzojnë shtetësinë e Kosovës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Është e qartë se ata janë pakicë, por megjithatë ia kanë dalë që ta paralizojnë Qeverinë aktuale. Kosovarët do të duhej të vendosin se a ka nevojë për Qeveri të re, apo për zgjedhje të reja. Të huajt nuk duhet të vendosin për këtë. As evropianët, e as amerikanët nuk duan që të marrin vendime për një shtet, për pavarësinë dhe sovranitetin e të cilit punuan aq shumë. Kam besim te vlerësimi i mirë i kosovarëve dhe të gjithë atyre ua dëshiroj të mirën gjatë vitit të ri!