Uji Dea

Rreth bashkimit kombëtar dhe realitetit politik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Jusuf Buxhovi – Me shpalljen e shtetit shqiptar në vitin 1912, si dhe shtetit të pavarur të Kosovës si të arriturën më të madhe të shqiptarizmit në këtë shekull, koncepti i Rilindjes kombëtare për bashkimin e katër vilajeteve në një shtet shqiptar, po i rrumbullakon objektivat historike.

Në rrethanat e reja politike, veçmas të atyre të natyrës gjeostrategjike dhe gjeopolitike të sferave të interesit, retorika e ideologjisë kombëtare e shekullit nëntëmbëdhjetë duhet të zëvendësohet me konceptin e unionit të mundshëm shtetëror demokratik Shqipëri-Kosovë, që për parakusht duhet të ketë stabilizim e plotë shtetëror të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat veriatlantike dhe assesi shuarjen dhe shkrirjen e tij për të cilën janë të interesuar Beogradi dhe Moska, në mënyrë që çështja shqiptare të rrudhet në një shtet me arnime që u përcaktohen prej tyre…

Eco Higjiena

Ndryshimi i këtij diskursi nuk e shpërfill karakterin e bashkimit kombëtar dhe rëndësinë e tij si fuqi e brendshme shpirtërore. Përkundrazi, kapërcimi nga konteksti ideologjik te ai shtetëror, një qëndrimi historik, i cili me shumë e shumë sakrifica i ka ushqyer proceset e shtetformimit dhe i ka sjellë deri këtu, ia jep karakterin politik dhe diplomatik në përputhje me konfigurimet e brendshme mbi të cilat mbështetet qenia e shtetit shqiptar (baraspesha identitare veri-jug rrënimi i së cilës e kthen në objekt kusuritjesh të jashtme) dhe e shtetit të Kosovës si interes gjeostrategjik i Perëndimit, për të cilin, nga ana e tyre, u përdor edhe lufta…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.