UBT

Rreth 60 mijë kosovarë vuajnë nga sëmundja e diabetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit dhe Kosovën e gjen me një shifër të lartë të personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Kështu u tha sot në Konferencën e mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

Me moton “Të gjithë sytë nga diabeti”, Naser Ramadani, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka thënë se konferenca po mbahet për të sensibilizuar njerëzit për të kontrolluar sa më shumë nivelin e sheqerit në gjak për të parandaluar diabetin.

Eco Higjiena

Rreth 12 mijë njerëz në Kosovë marrin insulinë si pasojë e diabetit, ndërkaq 50 mijë deri në 60 mijë njerëz vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se i furnizojnë me rregull klinikat adekuate për trajtimin e kësaj sëmundje, njofton Klan Kosova.