Rreth 60% më pak mërgimtarë nga Zvicra këtë vit në Kosovë

/ 2 minuta lexim

Numri i përgjysmuar i mërgimtarve këtë vit nga Zvicra. Gjermania dhe Austria

Referuar statistikave të vitit 2019, në raport me vitin që jemi tani, 2020, mërgimtarët nga Zvicra kanë ardhur shumë më pak në Kosovë.

Sipas raporteve të fundit që ka siguruar Albinfo.ch, 59.7% e mërgimtarve zviceranë, këtë vit kanë qenë më pak në Kosovë. Përkatësisht nga 595,456 mërgimtar që kishin ardhur në vitin 2019, këtë vit është përgjysmuar numri i tyre në 239,308 persona të ardhur.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me mërgimtarët nga Gjermania, ku rreth 58% kanë qenë më pak krahasuar me vitin 2019. Sipas statistikave nga 529,362 mërgimtarë sa ishin në Kosovë në vitin 2019, këtë vit, ka rënë numri në 236,876 persona të ardhur, shkruan albinfo.ch.

Uji Dea

Ndërkohë, edhe shqiptarët nga Austri ka pasur gati numër të përgjysmuar në raport me vitin e kaluar me rreth 49% më pak. Në vitin 2019 në Kosovë kishin ardhur 71,614 persona nga Austri, ndërsa në të njëjtën periudhë kohore këtë vit ka qenë vetëm 36,742 persona.

Arsyeja tashmë dihet, pasi që pandemia ka kapluar gjithë botën, veçmas shtetet evropine. /Albinfo.ch

Rreth 60% më pak mërgimtarë nga Zvicra këtë vit në Kosovë