UBT

Rreth 36 mijë shqiptarë të Luginës votuan për Këshillin Nacional Shqiptar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, sot pati zgjedhje. Atje shqiptarët dolën të votojnë për kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.

Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.

Pesë parti politike dhe një grupim qytetar, garuan në këto zgjedhje për pesëmbëdhjetë ulëset e këtij Kuvendi, i cili sipas ligjit për pakicat kombëtare të Serbisë, ka kompetenca në arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës e shkrimit dhe simbolet kombëtare, raporton RTK.

Sipas rregullave të zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet u hapën me kohë dhe përveç në vendvotimin numër 16 në fshatin Hashan është evidentuar mungesa e fletës kontrolluese në hapje të kutisë votuese, ndërkohë që më pas gjithçka ka shkuar në rregull.

Deri në orët e mbrëmjes në Preshevës e Bujanoc, të drejtën qytetare e kanë shfrytëzuar rreth 30 % e qytetarëve që janë në listat votuese.

Uji Dea

Sipas informacioneve nga terreni edhe në Medvegjë procesi zgjedhor kaloi pa probleme të theksuara. Për të votuar, në mënyrë të organizuar nga Kosova, erdhën dy autobusë me votues, ndërsa siç merret vesh në aspektin e përqindjes, edhe në këtë komunë dalja arrin rreth 30 % të votuesve të regjistruar.

Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre ligjore, pritjet e tyre i kanë që të përmirësohet jeta e shqiptarëve në këtë rajon.

Vendvotimet ishin të hapura deri në orën 20, ndërsa rezultatet e para preliminare priten rreth orëve të vona të mbrëmjes.

Zgjedhjet e sotme po monitorohet nga përfaqësues të disa ambasadave të shteteve të Bashkimit Evropian të akredituara në Beograd, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Republikës së Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.