Rreth 30 operatorë ilegalë kabllorë

Rreth 30 operatorë ilegalë të televizioneve kabllore vazhdojnë të operojnë lirshëm në tregun e Kosovës. E kjo dukuri më së shumti po i dëmton dy operatorët e licencuar kabllor, IPKO-n dhe Kujtesën. Operatorët e licencuar shprehën të pakënaqur me punën e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), e cila është përgjegjëse për ndaljen e punës operatorëve ilegal.
Ndërkaq në këtë institucion përmendin një aksion të cilin e kanë ndërmarrë në muajin shtator të vitit të kaluar për largimin e operatorëve ilegal, shumica e të cilëve kanë kthyer transmetimet e tyre me të përfundua aksioni.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se gjatë vitit 2013, më shume se 30 operatore ilegal kanë funksionuar në Kosovë, përderisa KPM ka qenë në gjendje që vetëm katër prej tyre t’u konfiskojë pajisjet e operimit, por jo t’i mbyllë përfundimisht veprimtaritë ilegale të tyre dhe kështu të njëjtit kanë vazhduar të operojnë në mënyrë ilegale. Në mesin e operatorëve ilegalë dyshohet të jenë Tring dhe TVBT i RTV 21-shit…(Tribuna).