Eko Higjiena

Rreth 30 mijë ish punëtorë presin Bordin e AKP-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth 30 mijë ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara kanë mbetur peng të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Mungesa e funksionimit të këtij Bordi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ka bërë që ish punëtorët e këtyre ndërmarrjeve të mos mund të gëzojnë drejtën e marrjes së 20 për qindëshit nga shitja e ndërmarrjeve.

Përveç kësaj AKP nuk ka mund të marrë vendime as për shpërndarjen e mjeteve nga likuidimi i ndërmarrjeve.

Kreu i Bashkimit të Sindikatës të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi për Tribuna Channel, ka thënë se mos implementimi i bordit të AKP-së ka dëmtuar në mas të madhe punëtorët.

FIDANISHTJA

Në AKP thonë se i kanë njoftuar me kohë institucionet vendimmarrëse për kompletimin e Bordit dhe të njëjtave u kanë bërë thirrje që në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit në mënyrë që të ushtrojnë mandatin e plotë ligjor.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka premtuar se Bordi i AKP-së, do të kompletohet gjatë muajit prill.

Që nga muaji i kaluar Bordi i AKP-së ka mbetur pa asnjë anëtar, pasi tre anëtarëve të vetëm më 20 shkurt u ka skaduar mandati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.