Hidromorava

Rreth 29 për qind e buxhetit, në paga dhe mëditje

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një pasqyrë të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 2008 – 2013, bazuar në mbledhjen e të dhënave administrative dhe kalkulimeve të ASK.

Si rregull të përgjithshëm, ASK vlerëson se ka pasur për qëllim pajtueshmërinë maksimale të shifrave të publikuara me standardet e ESA 2010 dhe manualin e FMN-së për Statistikat e Financave Qeveritare.

Sipas publikimit, shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2013 ishte 1,355.7 milionë euro, me çka shtohet se në krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie prej 2 për qind të të hyrave.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte të cilat paraqesin 72 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave. Pjesa më e madhe e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme është si rezultat i importit të njësive ekonomike në Kosovë, që e përbëjnë tatimet e mbledhura në kufi”, vlerëson raporti.

Të hyrat kufitare sipas raportit paraqesin tatimin në vlerën e shtuar në kufi, akcizën e jashtme në kufi, akcizën e brendshme, detyrimet doganore të importit, taksat e ndryshme doganore si dhe taksat doganore të paspecifikuara.

ARKATANA

Ndërkaq, të hyrat e brendshme paraqesin tatimin në vlerën e shtuar – vendore, tatimin në të ardhura personale, tatimin në korporata, tatimin në fitim, tatimin e paragjykuar dhe të hyrat tjera nga administrata tatimore të pa specifikuara.

Sa i përket të hyrave nga interesi dhe shitja thuhet se përfshihen pranimet në nivelin qendror dhe lokal, të cilat nuk mblidhen nga Administrata Tatimore, por që administrohen nga organizatat tjera buxhetore qendrore dhe lokale.

“Në vitin 2013 totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,490.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 35 për qind, pagat dhe mëditjet me 29 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 15 për qind, konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 13 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve”, ka vlerësuar raporti i ASK-së.

Sa i përket sektorëve, raporti ka konkluduar se në vitin 2013, shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,490.2 milion euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Formimi i Bruto Kapitalit Fiks, me pjesëmarrje 35 për qind, ,Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje 29 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 15 për qind, konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 13 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve”, ka përfunduar raporti duke shtuar gjithashtu se “në krahasim me vitin e kaluar kemi një ngritje prej 3 për qind të shpenzimeve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.