Eko Higjiena

Rreth 21 mijë maturantë pritet t`i nënshtrohen testit të maturës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Testit të maturës në afatin e gushtit pritet t`i nënshtrohen rreth 21 mijë maturantë. Edhe kësaj radhe testi pritet të mbahet gjatë dy ditëve.

Dita e parë kur do të mbahet testi në lëndët e përgjithshme do të jetë më 29 gusht, kurse dita e dytë më 6 shtator.
Zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë thënë se janë duke i bërë përgatitjet e fundit, në mënyrë që të mos përsëriten parregullsitë, të cilat ishin evidente gjatë afatit të parë.

Mobi Casa

Udhëheqësi i njësisë për standarde dhe vlerësime në MASHT, Mustafë Kadriu, ka thënë se aktualisht janë duke i rishikuar kërkesat dhe vërejtjet bashkë me ekspertët për të evituar ndonjë gabim në teste./koha ditore/