GRANDEMALL

Rreth 11 mijë maturantë sprovuan dijen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një mundësi e dytë për maturantët kosovarë që të krijojnë kushte për të vazhduar shkollimin universitar, të shtunën, është ofruar përmes provimit të dytë shtetëror të maturës. Në të gjitha komunat e vendit, 11 mijë maturantë që nuk arritën pikët për të dhënë provimin në afatin e parë të qershorit dhe të pajisen me diplomë të shkollës së mesme, për 180 minuta gjithsej sa ka zgjatur ky provim kanë sprovuar edhe njëherë dijen e tyre.

Që të kenë sukses këta maturantë sipas rregullit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) duhet të japin përgjigje të sakta në më shumë se 50 për qind të pyetjeve. Për t’ia arritur këtij qëllimi jo pak maturantë janë ndodhur nën ethe.

GRANDEMALL

Kontrollimi i tyre në hyrje të qendrave të testimit për të shmangur telefonat mobilë dhe identifikimi përmes letërnjoftimeve, si dhe mbikëqyrja e mbarëvajtjes së testit prej rreth 860 administratorë të angazhuar, kanë qenë masat nën të cilat këta maturantë kanë filluar testimin.

Ndonëse, dy muaj pas provimit të parë të maturës, maturantët patën mundësi të përgatiten në ato pjesë mësimore ku nuk treguan rezultat herën e parë, edhe provimi i dytë i maturës ka qenë sfidues për ta. Ata iu nënshtruan të shtunën pjesës së parë të testit, ndërsa pjesa e dytë do të mbahet më shtatë shtator…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.