UBT

Rreth 100 nxënës të Gjilanit marrin pjesë në “Olimpiadën Matematike 2016”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rreth 100 nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit kanë marrë pjesë sot në garën “Olimpiada Matematike 2016”, e cila u zhvillua në shkollën fillore “Selami Hallaqi”.

Në hapje të kësaj ngjarje ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, si dhe profesorë e drejtues të institucioneve shkollore në komunën e Gjilanit.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka folur për synimin e kësaj gare, e cila sipas tij ka shtuar interesimin e nxënësve për lëndën e matematikës, me c’rast ka përmendur një varg faktorësh që e kanë bërë komunën e Gjilanit, me emër në fushën e matematikës.

“Synimi i Olimpiadës është rritja e interesimit të nxënësve për lëndën e matematikës. Entuziazmi i madh i nxënësve, puna serioze e organizatorit, cilësia e rezultateve, bashkëpunimi me revistën “Plus” dhe përkrahja e prindërve e bëjnë Gjilanin me emër në fushën e matematikës”, u shpreh Musa.

Mobi Casa

Profesori i matematikës, i cili është edhe njëri nga organizatorët, Festim Shkodra, tha se pikërisht kjo Olimpiadë ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe nivelit të përgjithshëm të nxënësve gjilanas, ndërkohë që falë saj Gjilani ka marrë epitetin e qytetit të matematikës në nivel vendi.

Pas përfundimit të garës, anëtarët e komisionit vlerësues të punimeve kanë kontrolluar me kujdes punimet e nxënësve garues, duke shpallur rezultatet e Olimpiadës së Matematikës për vitin 2016, si vijon:

Klasa IX
1. Natyra Jerliu , SHMU ,,Abaz Ajeti” , Gjilan
2. Endi Sahiti , SHMU, ,,Musa Zajmi” Gjilan
3. Puhiza Rexhepi, SHMU, ,,Thimi Mitko” Gjilan
Klasa X
1. Erion Bajrami, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Endrit Muji, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Lirak Rashiti, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
Klasa XI
1. Muhamed Zahiri, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Ndriçim Rrahmani, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Lirak Rashiti, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
Klasa XII
1. Monka Bunjaku, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
2. Argjend Aliu, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan
3. Vanesa Sejdiu, Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” , Gjilan

Përndryshe, fituesit e garës së sotme do ta prezantojnë Gjilanin në Garën Republikane në Lipjan, për të vazhduar dhe me pjesëmarrje në gara ndërkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.