UBT

Rreth 1 mijë kosovarë janë duke u rikthyer çdo muaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjermania vazhdon të kryesojë sërish për nga numri i të riatdhesuarve kosovarë.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme, Valon Krasniqi, ka treguar për Top Channel se nga janari e deri më tani janë riatdhesuar rreth 4.000 qytetarë të Kosovës, të cilët kishin kërkuar më herët azil në vende të ndryshme të BE-së.

„Gjermania vazhdon të kryesojë sërish për nga numri i të riatdhesuarve. Mesatarisht, kthimi mujor është në rreth 1.000 persona”, tha Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Mobi Casa

Krasniqi ka treguar se, gjatë vitit 2015, Kosova ka riatdhesuar rreth 16 mijë emigrantë, prej të cilëve vetëm nga Gjermania janë kthyer rreth 12 mijë.

E tashmë që vendi ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, Krasniqi tha se qytetarët që do të kthehen vullnetarisht mund t’u shpëtojnë kufizimeve për udhëtim pa viza në vendet e zonës “Schengen”.

Sic raporton Top Channel, Kosova ka përjetuar largimin më të madh të qytetarëve që nga paslufta gjatë vitit 2014, kur rreth 100 mijë qytetarë u larguan për pak muaj drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.