Fundamenti

Rrepka – pastruesi i trupit dhe organeve të frymëmarrjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rrepka (Raphanus sativus) jo gjithmonë përfshihet në tryezën tonë, e sidomos është e rëndësishme gjatë dimrit, kur organizmit i nevojitet mbrojtje e fortë nga viruset dhe infeksionet.

Qoftë e bardhë apo e zezë, është e pasur me përbërës të dobishëm që e bëjnë shumë shëruese. Përdoret edhe si sallatë, erëz dhe ilaç. Popujt e vjetër e kanë vlerësuar për vetitë e saj efikase te problemet e organeve të sipërme të frymëmarrjes, bronkitisi, kolla dhe tuberkulozi, e preferohet edhe kundër kapsllëkut.

Shkaku i shijes dhe aromës e tkurrin oreksin, në rastet më të shpeshta prej saj përdoret sallatë, përzihet me mollë, ullinj, tranguj turshi dhe jogurt apo ajkë. Marrë parasysh faktin se është e vështirë për t’u tretur, do të ishte mirë ta imtësoni para se ta konsumoni.

Uji Dea

Përmban edhe proteina, karbohidrate, yndyrë dhe celulozë. Nga mineralet është e pasur me kalium, kalcium, fosfor, natrium dhe hekur, e në sasi të vogël përmban edhe magnez, sulfur, bakër, kobalt, zink dhe fluor. Do të ishte mirë ta konsumoni porsa të jenë shfaqur shenjat e para të infeksionit në organizëm, më shpesh përdoret te çrregullimet e punës së mëlçisë. Lëngu i rrepkës shkrin gurët në veshka.

(Kosova Sot)