UBT

Rrena e mediave serbe: Kosovarët i dhanë 17 milionë euro Blatterit

/ 1 minutë lexim

Mediat serbe vazhdojnë të merren me vendimin e FIFA-s që Kosovë t’i lejohen ndeshjet miqësore për kategori të caktuara, edhe pse ky vendim është kundërshtuar ashpër nga krerët e FFK-së dhe ministrisë së Sportit të Kosovës, pasi ka shumë paqartësi, duke filluar nga kërkesa që duhet bërë Serbisë që skuadrave kosovare t’iu lejohet zhvillimi i ndeshjeve në Kosovë.

Tabolidi serb “San”, pjesë e grupit që boton edhe të përditshme serbe “Kurir”, shkruan se “shqiptarët i kanë dhënë 17 milionë euro kreut të FIFA-s, Sepp Blatter për pranimin e Kosovës në shtëpinë botërore të futbollit”.

Uji Dea

“San” thirret kinse në një burim brenda FFK-së, të cilit i referohen si “njëri nga krerët e FFK-së”.

“Sipas njërit nga krerët e FFK-së, skuadra nacionale do të paraqitet në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018, iu pëlqej apo jo kjo serbëve, ndërsa është çështje ditësh kur Kosovës do t’i lejohet të zhvilloj ndeshje miqësore”, shkruan “San”.