UBT

Rrëmuja për Ligjin e Pagave me prapavijë politike, synohet vonimi i qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kështu vlerësojnë analistët në vend, të cilët theksojnë se persona të caktuar politikë janë duke i përdorur sindikalistët e arsimit dhe ata të shëndetësisë për të krijuar probleme, të cilat mund ta sfidojnë krijimin e qeverisë së re, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dërgimi në Kushtetuese i Ligjit për Paga nga Avokati i Popullit gjashtë ditë pasi ai hyri në fuqi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar atë deri më 31 mars kanë shkaktuar rrëmujë sociale në vend. Ndonëse shumë sindikata kanë qenë kundër hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili nuk ua ofronte pagat me rritje, disa sindikata të tjera me rëndësi jetike në vend, si ajo e Shëndetësisë, e Arsimit dhe e Policisë që prisnin t’i merrnin pagat me rritje, kanë dalë kundër vendimit të Kushtetueses për pezullimin e ligjit.

Eco Higjiena

Madje gjatë ditës së djeshme në shenjë proteste të masës së vendosur nga Gjykata, Sindikata e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë nisur grevat. Mirëpo e gjithë kjo situatë nga analistët në vend po konsiderohet se ka prapavijë politike, shkruan tutje “Zëri”.

Ata theksojnë se persona të caktuar politikë me motive të dyshimta po përdorin këto sindikata që të shkaktojnë paralizim të institucioneve tash kur vendi është në prag të krijimit të qeverisë së re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.