RCCOLA

Rrëmbehet shqiptari, familja greke kërkon 25 mijë euro për lirim, ose ekzekutimin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një djalë i ri është rrëmbyer në vendin ku jeton Greqinë dhe po mbahet peng në Kretë. I riu është Klodian Marku 19 vjeç, denoncimin e të cilit e ka bërë i vëllai. Arsyeja e pengmarrjes mendohet të jetë një vjedhë që ka bërë 19-vjeçari në një banesë në Kretë.

Pronarët e shtëpisë së grabitur kërkojnë në këmbim të lirimit të 19-vjeçarit, 25 mijë ose thonë do ta ekzekutojnë brenda 24 orëve. I riu po mbahet peng në një zonë malore të Kretës në Greqi, njofton Shekullinonline.

Uji Dea

Klodian Marku është arrestuar nga policia greke para disa ditësh si i dyshuar për grabitje banese por më vonë është deklaruar i pafajshëm. Në ndërkohë pronarët e shtëpisë së grabitur pavarësisht se ai është liruar nga akuzat e bëjnë atë përgjegjës për grabitjen dhe si rrjedhojë e kanë rrëmbyer.

Familja e Klodian Markut bën apel për ndihmë nga Ambasadën shqiptare në Greqi, pasi siç shprehen ata, i riu është i pafajshëm. Ai nuk është autori i grabitjes së banesës së familjes greke, thonë ata.