Fundamenti

Rregulloret e UNMIK-ut të zëvendësohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bashkëpunimi i Ministrisë dhe komunës është shumë i mirë tha zyrtari për monitorim i komunave Ylli Valla, duke kërkuar që të gjitha rregulloret që nga viti 2000 deri 2012, të harmonizohen me ligjet e tanishme dhe të plotësohen sepse sipas tij disa ende janë të kohës së UNMIK-ut.

Drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi, ka pritur Ylli Valla, Shkëlzen Hoxha dhe Djellon Gashi, nga ekipi monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Drejtori i Administratës Enver Ajvazi, informoi të pranishmit për punët që janë duke u bërë për unksionalizimin sa më efikas të administratës komunale, për shërbime sa më cilësore për qytetarët e komunës së Kamenicës.

Ndërsa Monitoruesit, pohuan se ishin në dijeni për shumë çështje të komunës së Kamenicës . Ata falënderuan komunën se rregullisht dërgohen aktet e përgjithshme të nivelit komunal me kohë, duke respektuar afatet kohore.

Mobi Casa

Bashkëpunimi i Ministrisë dhe komunës është shumë i mirë tha zyrtari për monitorim i komunave Ylli Valla, duke kërkuar që të gjitha rregulloret që nga viti 2000 deri 2012, të harmonizohen me ligjet e tanishme dhe të plotësohen sepse sipas tij disa ende janë të kohës së UNMIK-ut.

Në këtë takim u bisedua me funksionimin e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) , ku për këtë foli koordinatorja e kësaj njësie Nazmije Demolli-Kastrati.

Ndërsa në emër të zyrës ligjore diskutoi shefi i kësaj zyre Avni Hoda, po ashtu u bisedua edhe për qasjen në dokumente publike, ku për këtë çështje foli Shefi i Zyrës për Informim Sylejman Morina. Nga të pranishmit u konstatua se komuna e Kamenicës është në rrugë të mbarë dhe bashkëpunimi mes komunës dhe ministrisë do të vazhdojë. /rajonipress/