Rregullohet me zhavorr rruga Dobërçan – Bukovik

Gjilan – Në vazhdën e projekteve nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit është duke u bërë rregullimi i rrugës fushore me zhavor Dobërçan – Bukovik. Kjo rrugë do të ndikoj pozitivisht tek fermerët dhe bujqit e kësaj zone për zhvillimin e këtyre sektorëve ka shkruar asamblisti Ekrem Kryeziu.

“Falënderim për Drejtorin e Bujqësisë dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit për këtë projekt më së të nevojshëm për banorët e kësaj pjese. Mbesim me shpresë që shumë shpejtë kjo rrugë do të asfaltohet dhe do t`ja shtoj edhe më shumë rëndësinë kësaj zone” ka shkruar Ekrem Kryeziu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS