RCCOLA

Rregullohen disa rrugë në fshatin Tupallë

/ 2 minuta lexim

Në prag të stinës së dimrit, komuna e Medvegjës ka ndërmarrë disa hapa për t’i rregulluar disa rrugë të lagjeve të fshatit Tupallë, ka bërë të ditur zavendëskryetari i kësaj komune, zotëri Florim Sahiti njofton medvegjanet.

Ai ka shtuar se tashmë kanë përfunduar punimet në rrugën e Lagjeve Xhema dhe Uka, ndërsa ato ende po vazhdojnë në lagjen Rafuna të Tupallës.

Rruga në lagjen Xhema është rregulluar dhe është shtruar me zhavorr, ndërsa rrugët tjera këtë vit do të rregullohen vetëm me bolduzor.

Hidromorava

Banorët e këtyre lagjeve të Tupallës kanë shprehur knaqësinë e tyre që Komuna sadopak ua ka mundësuar një lëvizje më të mirë.
Në këtë mënyrë, ata që jetojnë në këto lagje, por edhe ata që nuk jetojnë për momentin aty, herë pas here do t’i vizitojnë shtëpitë, pronat dhe varret e tyre. Gjithashtu, këto ditë janë pastruar të dyja anët e rrugës kryesore të asfaltuar të Tupallës, në këtë mënyrë gjatë dimrit mirëmbajtja e kësaj rruge nga bora të jetë dukshëm më e lehtë.

Vlen të theksohet se Tupalla është venbanimi më i madh shqiptar në komunën e Medvegjës.