FIDANISHTJA

Rregulla të rëndësishme drejtshkrimore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përgatitur nga Arif Ejupi, me qëllimin t’u ndihmohet sadopak fëmijëve shqiptarë në Diasporë që ta mësojnë shqipen drejt e bukur.

  1. Foljet në vetën e tretë njëjës të mënyrës lidhore

Të gjitha foljet, pa përjashtim, në vetën e tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës lidhore shkruhen me –ë në fund.

Shembuj të saktë: të punojë, të lajë, të rrijë, të fshijë, të flejë, të flasë, të hedhë, të hapë, të marrë, të ikë, të ecë.

  1. Mosshkrimi i j-së te emrat femërorë që mbarojnë me –i

Në emëroren e shquar njëjës nuk shkruhet dhe nuk shqiptohet j-ja kur emri në trajtën e pashquar mbaron me –i të theksuar.

Shembuj të drejtë:

· rini → rinia (jo rinija)

· shtëpi → shtëpia (jo shtëpija)

· djalëri → djalëria

· ushtri → ushtria

· liri → liria

· histori → historia

FIDANISHTJA

Pse? Sepse mbaresa –a bashkohet drejtpërdrejt me –i të theksuar, pa j ndërmjetëse.

  1. Përemrat pronorë (im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj)

Këta përemra shkruhen pa nyjë të përparme kur përcaktojnë emrin.

Shembuj: lapsi im, lodra ime, shoku yt, shtëpia jote, vendi ynë, shkolla jonë, miku juaj.

Pavarësimi i përemrit: Kur përemri përdoret vetëm, atëherë merr nyjë: i imi, e jona, i yti, i juaji.

Qëllimi i këtij materiali

Ky material synon të ndihmojë fëmijët shqiptarë në Diasporë, në mënyrë që:

· të ruajnë gjuhën e bukur shqipe,

· të mësojnë drejt rregullat themelore,

· dhe të mos ndikohen nga gabimet e përdorimit të përditshëm në mjedise shumëgjuhëshe.

ARIF EJUPI

Gjenevë, 9 Nëntor 2025

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.