UBT

Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit: Si e pashë duke e djegur shtëpinë gjatë luftës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri ka rrëfyer për mediat zvicerane se si ka ardhur deri te futbolli, duke shtuar se është gjëja me e mirë që i ka ndodhur në jetë.Ish-mesfushori i Bayern Munchen dhe Interit, që tani aktivizohet në Premierligë te Stoke City, ka thënë se është rritur me futbollin dhe do të vazhdojë deri në fund me këtë sport.

Shaqiri ka treguar se si në fëmijërinë e tij në Zvicër ka jetuar vetëm pesë minuta larg fushave të futbollit, dhe kështu kishte filluar karriera e tij.

“Kam banuar vetëm pesë minuta larg fushave. Kjo ishte e përsosur për mua. Dhe kështu filloi gjithçka”, rrëfen Shaqiri, i cili hapat e parë në karrierë i hodhi në Zvicër.“Ndiheshe i lirë, pa telashe. Luaje si një person i lirë, dhe ky sigurisht ishte një hap i madh për mua”, vazhdon rrëfimin e tij futbollisti kosovar.Ylli i Stoke Cityt ka folur edhe për vendlindjen e tij, duke thënë se në Kosovë, vendet e punës dhe mundësitë janë të pakta.

Mobi Casa

Ai ka thënë se Kosova është një vend shumë i varfër, ku nuk ka shumë para.“Jam lindur në Kosovë, një shtet shumë i varfër. Nuk ka shumë vende pune dhe nuk ka shumë para”, thotë Shaqiri.

Sipas Insajder, Xherdan Shaqiri ka treguar se vjen nga një familje e cila nuk ishte e pasur, teksa kishte përjetuar edhe vështirësitë e luftës, ku ishte djegur shtëpia e xhaxhait të tij.“Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur, këtë e kam parë me sytë e mi. Kurse, shtëpia ime mezi po qëndronte në këmbë, por ata kishin vjedhur dhe shkatërruar gjithçka”, rrëfen Shaqiri.“Ata kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka që ishte brenda. Kishin vandalizuar edhe muret”, thotë 26-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit. “Kur kthehesh atje pas luftës dhe shikon gjithë këto gjëra, fillon t’i shohësh gjërat ndryshe”.

Ai ka thënë se është i lumtur me jetën në Zvicër, pasi aty ndihet i sigurt dhe i qetë.“Jam i lumtur këtu në Zvicër, ku jemi të sigurt dhe mund të jetojmë në paqe”, thekson Shaqiri.“Jam rritur me futbollin dhe do të përfundoj duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë” e përfundon rrëfimin e tij mesfushori kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.