Uji Dea

Rrëfimi për policin që humbi pistoletën në tualet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pjesëtari i policisë R. M. (identiteti i njohur për redaksinë), dyshohet se e ka harruar revolen e tipit Glock 9×19, në tualetin e një restoranti të vogël te rrethi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Restoranti është pjesë e një autolarjeje. Polici që dyshohet se nuk ka qenë në detyrë zyrtare, pasi ka kryer punët e veta në tualet, është larguar. Kur ka vërejtur se nuk e ka pistoletën zyrtare me vete, është kthyer por armën e shtetit nuk e ka gjetur.

Zyrtarë të policisë treguan për Tribunën se polici e ka raportuar rastin në polici. Kjo ndodhi të mërkurën rreth orës 13:00. Inspektorët e Inspektoratit Policor të Kosovës, nisën hetimet. Ata shkuan në vendin ku dyshohet se humbi pistoleta dhe së bashku me prokurorin, nisën hetimet duke e klasifikuar rastin si vjedhje të rëndë (Tribuna).