UBT

Rrëfimi interesant i Bersant Celinës: Ndihem si një norvegjez, por Kosovën e kam në zemër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bersant Celina ka spikatur si një talent i madh që në një moshë të vogël.

Ai luajti në një moshë të re me një ekip profesionist në Norvegji, ku u spikat nga skautët e Manchester Cityt, por ai pati shum pak hapësira me këtë klub për shkak se luan dhe në të njëjtin pozicion me Kevin De Bruynen, shkruan “Zeri.info”.

Por, gjithnjë trajneri Pep Guardiola kishte folur fjalë të mira për talentin nga Kosova.

Celina më pas u huazua në Hollandë, ku provoi disa aventura teksa më pas u ble nga Swansea, klub me të cilin luan prej disa edicionesh.

Rruga e 23-vjeçarit tani në futbollin profesional është si një aventurë.

Reprezentuesi i Kosovës lindi në Prizren, 20 kilometra larg kufirit shqiptar.

Uji Dea

Që foshnjë, ai iku nga lufta me prindërit në Norvegji. Celina u rrit atje.

Bersant Celina tregon më tej për “Daily times”:

“Unë isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji. Shumë njerëz atje vdiqën, njerëzit u vranë – nuk ka asgjë më të keqe se kaq. Kjo është arsyeja pse ikëm, nuk donim të vriteshim”, rrëfehet Celina.

Në Norvegji, mesfushori i talentuar u bë një lojtar i Norvegjisë, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat para se të duhej të merrte një vendim.

“Sigurisht që ndjehem edhe si një norvegjez, ky është vendi ku jam rritur, gjuhën e të cilit flas. Unë gjithmonë kam dashur të luaja për Norvegjinë”, tha Celina.

“Por zemra ime është në Kosovë. Dhe kur ata u njohën në UEFA dhe në FIFA nuk mund t’i thoja jo. Unë e dua vendin tim dhe më pëlqen të kthehem në shtëpi sa herë kam mundësi”, shtoi ai. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.