UBT

Rrëfimi i Valmir Sylejmani, njëri nga lojtarët më të rinj që ka debutuar në Bundesliga dhe rikthimi te Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021

/ 3 minuta lexim

Ishte 14 dhjetori i vitit 2013, kur në elitën e futbollit gjerman bëri debutimin një talent i madh, që quhej Valmir Sylejmani.

Në atë kohë nuk kishte më shumë se 17 vite dhe u bë njëri nga lojtarët më të rinj në histori të Bundesligës që debutonte në elitën e futbollit gjerman.

Sylejmani u fut në lojë në sfidën mes Hannoverit dhe Nurnbergut që përfundoi me rezultat 3-3.
Valmir Sylejmani duke debutuar në Bundesliga në vitin 2013

Djaloshi nga Cërrnica e Gjilanit bëri të gjithë për vete në ato 16 minuta sa qëndroi në fushë, pasi asistoi dhe shfaqi talentin e tij të madh.

Telegrafi ka vizituar në Hannover, Valmirin i cili ka treguar emocionet e asaj dite.

“Ende e kujtoj atë moment, ka qenë një moment i paharruar. Hannoveri është shtëpia ime dhe do ta kujtojë gjithmonë debutimin që kam bërë”, tha fillimisht Sylejmani për Telegrafin.

25-vjeçari na priti në mënyrën më të mirë të mundshme në Hannover, ku foli edhe për aventurën e tij të dytë tek ky klub.

RCCOLA

Pas Hannoverit, Valmiri shkoi në huazim te Union Berlin, për tu rikthyer edhe dy vite të tjera tek skuadra amë. Por duke parë se gjërat nuk po shkonin siç duhet, Valmiri bëri një hap mbrapa duke shkuar në Regionalliga te Waldhoh Mannheim dhe duke rikthyer formën më të mirë.

Në dy vite qëndrim te Manheim, Sylejmani u shëndrrua në një makinë golash, duke shënuar vazhdimisht dhe duke e inkuadruar në Bundesliga 3 këtë skuadër.

“Në Manheim ka qenë një periudhë fantastike, pasi ktheva formën më të mirë duke shënuar rregullisht dhe duke u bërë një idhull tek tifozëria e kësaj skuadre fantastike”, tha Sylejmani.

Sylejmani ka folur gjerë e gjatë në video intervistën për Telegrafin sa i përket karrierës me klube, por edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai gjatë vitit 2021 u rikthye te Kosova, ku kishte munguar për një kohë të gjatë.

“Isha shumë i lumtur kur mora ftesën për tu rikthyer te Kosova. Më kanë pritur të gjithë mirë dhe jam kënaqur në grumbullim. Shpresoj që do të vazhdoj të jem pjesë e Përfaqësueses pasi është krenari për mua sa herë veshi fanellën e Dardanëve”, tha Sylejmani. /Telegrafi/