United Hospital

Rrëfimi i shqiptares: U largua mes varfërisë nga vendlindja, por ia doli të punojë në Kryeministrinë britanike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk janë të paktë shqiptarët të cilët janë larguar të dëshpëruar nga vendi i tyre, por t’u integruar më pas në vendet e huaja duke u kthyer në një model suksesi.

I tillë është rasti i Sindi Selmanit, e cila ishte vetëm 7 vjeç kur iu desh të largohej nga Vlora, duke lënë lojërat e fëmijërisë.

“Ana e ekonomisë ka qenë shumë e dobët. Kështu prindërit e mi vendosën të emigronin në Londër së bashku me vëllanë tim Donaldin. Kemi emigruar në vitin 1991, unë isha 7 vjeçe dhe vëllai im i vogël ishte 3 vjeç. I kujtoj vitet e para në Londër me shumë tmerr, kisha një mall të paparë për atdheun tim. Më mungonte familja, më mungonte shoqëria, më mungonte ushqimi shqiptar, më mungonte ambienti”, rrëfen ajo.

Ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë se një ditë ajo do të punonte në kryeministri, në “10 Downing street”, ku do të përgatiste fjalimet e ministrave britanikë.

Fundamenti

Selmani shërben sot si këshilltare ligjore në Home Office. Ajo po shërben si një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë dhe thotë se një ditë dëshiron të kthehet në Vlorë, për t’i shërbyer vendit të saj të zemrës. /Shekulli/

Udhetimi im Sindi Selmani

Ishte vetem 7-vjeçare kur i duhej te largohej nga Vlora, i duhej te linte lojerat e femijerise, ato lojerat me pafka…Mbase kurre nuk do ta kishte besuar se nje dite pas “emigrantja shqiptare” do te arrinte qe te punonte ne kryeministri “10 Downing Street” … do te arrinte te ishte ajo qe pergatit fjalimet e ministrave britanike….Sot eshte keshilltare ligjore ne Home Office, duke sherbyer edhe si ambasadore e shkelqyer e vlerave shqiptare me enderren se nje dite do te kthehet atje, ku u nis nga Vlora, nga Shqiperia “per te kontribuuar” ne memedhe. Ndiqni historine e Sindi Selmanit ne “Udhetimi im” Petrit KuçanaProud to be The Albanian

Publiée par The Albanian sur Vendredi 15 décembre 2017

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.